SHBA lëshon alarm sigurie në Evropë, paralajmëron për sulme të mundshme terroriste gjatë festave të fundvitit

Ambasadat amerikane në disa vende të Evropës kanë lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar në tregjet festive, qendrat tregtare, nyjet e transportit, vendet e adhurimit dhe hapësirat e tjera publike ku mund të ketë grumbullime të mëdha njerëzish.

Paralajmërimi përfshin gjithashtu mundësinë e protestave, grevave dhe ndërprerjeve të udhëtimeve, përfshirë anulime apo devijime të fluturimeve.

Autoritetet amerikane u kërkojnë qytetarëve të ndjekin zhvillimet lokale, të shmangin zonat e protestave dhe të zbatojnë udhëzimet e policisë dhe autoriteteve të emergjencës.