Stuhia “Charles” pritet të sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike në Shqipëri gjatë ditës së premte, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Sistemi i fuqishëm i stuhisë, me origjinë nga Atlantiku, po zhvendoset përgjatë Mesdheut drejt Gadishullit të Ballkanit. Fillimisht, ai ka goditur Portugalinë dhe Spanjën me erëra të forta dhe rrebeshe shiu, ndërsa pritet të vijojë lëvizjen drejt rajonit tonë.










