it për të huajt.
Vrasja e dyfishtë ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në Loutraki. Sipas hetimeve, Pali dyshohet se vrau me sëpatë ish-partneren dhe partnerin e saj, më pas u mori para dhe bizhuteri. Për të zhdukur gjurmët, ai dyshohet se dogji edhe automjetin e viktimës.
Ndaj 43-vjeçarit rëndojnë edhe vendime dënimi për grabitje dhe zjarrvënie, ndërsa Interpol ka konfirmuar se ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare për një grabitje me armë të mbetur në tentativë.
Hetimet vijojnë në të dyja vendet për të verifikuar përfshirjen e tij në vepra të tjera kriminale.










