Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar progres-raportin e këtij viti të Komisionit Europian si më të mirin për Shqipërinë. Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se vendi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë mundësi historike, duke e konsideruar procesin e integrimit europian një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.










