Avokati i Popullit inspekton burgun e Fierit, verifikime për transferimin dhe izolimin e Erion Veliajt

Avokati i Popullit ka mbërritur në burgun e Fierit për të verifikuar ligjshmërinë e transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe kushtet në të cilat ai po mbahet në këtë institucion.

Inspektimi synon të shqyrtojë procedurat e ndjekura për transferimin e Veliajt dhe respektimin e të drejtave të tij gjatë qëndrimit në burg.

Sipas informacioneve të bëra publike, Veliaj po mbahet në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë. Verifikimet do të përqendrohen te ligjshmëria e këtyre masave, kushtet e trajtimit dhe respektimi i të drejtave të personit të burgosur.