Qeveria shqyrton heqjen e taksës së qarkullimit, nafta dhe benzina mund të ulen deri në 32,4 lekë për litër

Qeveria po shqyrton heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve, një ndryshim që pritet të përfshihet në paketën fiskale të vitit 2027.

Nëse masa miratohet dhe reflektohet plotësisht në çmimin për konsumatorët, nafta dhe benzina mund të pësojnë një ulje teorike deri në 32,4 lekë për litër.

Megjithatë, bëhet fjalë për një masë ende në shqyrtim, ndaj ulja e mundshme nuk është përfundimtare. Efekti real në çmimin në pompa do të varet nga mënyra e zbatimit të ndryshimit fiskal.