Dy arinj janë filmuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Pukës, në zonën e urës së Karatit.
Prania e kafshëve të egra në këtë zonë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Shfaqja e arinjve pranë zonave të banuara është një situatë e pazakontë dhe kërkon kujdes nga qytetarët. Ekspertët këshillojnë që kafshëve të egra të mos u afrohet dhe të mos tentohet ushqimi apo ndjekja e tyre.
Në raste të tilla, qytetarët duhet të mbajnë distancë të sigurt dhe të njoftojnë autoritetet përkatëse, në mënyrë që të shmangen situatat e rrezikshme.







