Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.
Presidenca u ka dërguar shkresë zyrtare të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, duke i ftuar në një takim konsultativ më 30 tetor.
Në fokus të takimit do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas parashikimeve ligjore, zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill–15 maj.










