Rrjedhja e gazit nga një bombol gatimi në një apartament në lagjen “1 Maj” në Fier ka shkaktuar alarm te banorët, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm, familjarët janë nxjerrë nga banesa, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për largimin e bombolës së gazit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.










