Rama vijon ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të hënë thirrjen për dialog me studentët, në ditën e 13-të të protestave që kanë përfshirë kryeqytetin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë, të cilat janë kthyer në një simbol të ftesës së tij për dialog me protestuesit.

Protestat vijojnë prej 13 ditësh, ndërsa gjatë tubimeve janë shënuar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e konsiderojnë si zgjidhjen e vetme për kapërcimin e situatës.