U plagos me plumb gome në sy, 28 vjecari niset drejt Italisë për trajtim të specializuar

Erion Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur në sy me plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit, është nisur me autoambulancë nga Spitali i Traumës drejt Aeroportit të Rinasit.

I riu pritet të transportohet drejt Italisë, ku do të marrë trajtim të specializuar për dëmtimin e syrit.