Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rinjtë, një ditë pas protestës masive në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin për gatishmërinë e tij për t’u ulur në bisedime me protestuesit.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur Rama shfaqej personalisht në videot që publikonte përpara protestave, këtë herë ai ka zgjedhur të mos jetë vetë në pamje.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një përgjigje ndaj ftesës së përsëritur për dialog.










