Një mësues në Lushnjë është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare përmes mesazheve.
Sipas uniformave blu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin me inicialet M. S., 60 vjeç, me detyrë mësues në një shkollë të qytetit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje të mitur, vetëm 13 vjeçe.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.










