SPAK urdhër-ndalimi për shefen e SHISH, Vlora Hyseni si dhe kontrolle në banesën e Ilir Prodës

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lëshuar urdhër-ndalimi për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në kuadër të të njëjtit aksion, me urdhër të GJKKO-së, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, hetimi ku është përfshirë edhe emri i Prodës ka çuar në vendimin për kontrollin e banesës së tij, si dhe kontroll personal.

Detaje të tjera mbi hetimin priten të bëhen publike në vijim.

Lajmi u konfirmua për “OraNews”  nga gazetari Edison Vatnikaj, teksa priten detaje nga ky urdhër i SPAK-ut.

Lajmi në përditësim…