Protestë pranë Kuvendit, policia vendos gardhe metalike dhe forcon masat e sigurisë

Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, paralelisht është njoftuar zhvillimi i një proteste kundër klasës politike shqiptare.

Nga pamjet në terren shihet se Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash sigurie, duke vendosur gardhe metalike në rrugët që të çojnë drejt godinës së Kuvendit.

Masat janë organizuar në mënyrë që protestuesit të mos i afrohen perimetrit të institucionit, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit parlamentar, si dhe shmangien e çdo përshkallëzimi të mundshëm të situatës.