Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike, në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme në vend.
Sipas vendimit, një nga centralet do të ndërtohet në Dërmenas, në Bashkinë Fier, me një kapacitet të instaluar prej 31 MW. Ndërsa centrali i dytë fotovoltaik do të ndërtohet në Bashkinë Cërrik dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej 20.5 MW.
Projektet synojnë rritjen e prodhimit të energjisë së pastër, diversifikimin e burimeve energjetike dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.










