Reagon Rama pas vendimit te Hages per denimin e 4 ish krereve te UÇK

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një reagim publik, Rama e ka cilësuar vendimin si “marre”, duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj procesit dhe verdiktit të shpallur nga gjykata.

Reagimi i kreut të qeverisë shqiptare vjen menjëherë pas publikimit të vendimit, i cili ka ngjallur debate dhe reagime të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.