Edhe gjatë ditës së sotme nuk do të zhvillohen procese gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shkak të vazhdimit të grevës nga Administrata Gjyqësore.
Përmes një njoftimi, bëhet me dije se pezullimi i seancave lidhet me vijimin e bojkotit nga punonjësit e administratës, ndërsa u kërkohet qytetarëve dhe palëve në proces mirëkuptim për situatën e krijuar.
Në njoftim theksohet se zgjidhja e kësaj situate nuk varet nga avokatët, ndërsa greva e administratës vijon të ndikojë në funksionimin normal të gjykatës dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore.










