Kuvendi i Kosovës miraton qeverinë e re me 62 vota pro, kabineti nis zyrtarisht mandatin

Qeveria e re e Kosovës është miratuar në Kuvend me 62 vota pro dhe 8 kundër, ndërsa opozita ka bojkotuar seancën. Të pranishëm ishin 70 deputetë, por deputetët e Listës Serbe kanë votuar kundër. Pas miratimit të kabinetit të ri, anëtarët e qeverisë janë betuar në Kuvend, duke nisur zyrtarisht mandatin e tyre qeverisës.

Kabineti i ri përbëhet nga 20 ministra, përfshirë tre zëvendëskryeministra. Glauk Konjufca do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa Donika Gërvalla do të jetë zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë.

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim është emëruar Fikrim Damka.

Lista e kabinetit të ri qeveritar: 

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave- Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,

Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,

Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.