Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ermal Debrova, 46 vjeç, i cili po punonte në një shtyllë elektrike kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, është rrëzuar së bashku me shtyllën.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, 46-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.










