Alarm per b*mbe ne Tirane!Gjendet një çantë e dyshimtë para Ministrisë së Jashtme

Një çantë e dyshimtë e gjetur në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka sjellë alarm dhe ka vënë në lëvizje policinë.Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën ekspertët për të kontrolluar çantën dhe për të verifikuar nëse paraqiste ndonjë rrezik.Pas kontrollit, u konstatua se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte rrezik. Autoritetet vijuan procedurat e sigurisë dhe kryen verifikimet në zonë.