Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.
Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të Policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në përpjekjet për neutralizimin e zjarrit.
Ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer. Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon.










