Humb jetën një 25-vjeçar, pl*g*set një tjetër pasi rane nga gomonia ne Shengjin

Aksidenti tragjik në det mes Rrjollit dhe Shëngjinit/ Identifikohet viktima, i plagosuri dhe detajet e ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në det, i regjistruar sot në hapësirën detare mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku një i ri humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, ndërsa i plagosuri është Uran Marku.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë ndodheshin në një gomone, ndërsa për shkaqe që ende nuk janë të qarta, dy prej tyre kanë rënë nga mjeti lundrues.

Të rinjtë dyshohet se janë goditur nga helika e gomonës, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tyre. Si pasojë e dëmtimeve, njëri prej tyre, Klaus Gjergji, ka humbur jetën, ndërsa Urani Marku është plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si ndodhi ngjarja.