Dh*n*het me sende të forta 50-vjeçari në Vlorë, autori dhe dy persona të tjerë nën hetim

Një 50-vjeçar është dhunuar me sende të forta në zonën e Çentrales në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi I. H., 34 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin M. K., 50 vjeç.

Si pasojë e dhunës, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale.