Flakët rrezikojnë banesat, evakuohen disa familje ne Puke

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Pukë vijon të jetë aktiv prej disa ditësh. Flakët kanë përparuar në masive pyjore dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Për shkak të rrezikut, është dhënë urdhër për evakuimin e disa familjeve nga zonat e kërcënuara.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat në terren, ndërsa për ndërhyrjen nga ajri janë përdorur edhe dy helikopterë. Situata vijon të monitorohet, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit vazhdojnë.