Çmimi i naftës është rritur sërish në tregun shqiptar të pakicës. Nga 215 lekë për litër që ishte pak ditë më parë, nafta sot shitet me 219 lekë për litër.
Ndryshimi i fundit i tabelave të çmimeve të karburanteve ishte bërë vetëm katër ditë më parë, kur nafta u rrit në 215 lekë për litër.
Rritja e re prej 4 lekësh për litër vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten të larta, duke shtuar kostot për qytetarët dhe bizneset që përdorin automjetet.
Në pak ditë, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë për litër, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime të tjera në ditët në vijim.










