Prej rreth një ore, mungesa e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit në Portin e Vlorës, duke lënë në pritje rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete.
Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.
Situata ka shkaktuar vonesa dhe radhë të gjata në port, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve presin rikthimin e energjisë dhe rifillimin e procedurave të imbarkimit.
Për riparimin e defektit dhe rikthimin e normalitetit në port po punohet nga ekipet përkatëse.










