Arrestohet në Fier autori i vr*sjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil

Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, i dyshuari si autor i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Vata është kapur në Fier, ku dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Mjeti drejtohej nga një vajzë, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej edhe një person tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, Vata ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin në shpinë dhe në kraharor. Për shkak të plagëve të marra, vdekja e të riut ka qenë e menjëhershme.

Sokrat Vata rezulton i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë vijojnë.