Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një shtetas francez, rreth 20 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit, para një lokali.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu, me inicialet M. M., dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive të dobëta.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.










