Katër persona kanë pësuar djegie gjatë një incidenti të ndodhur në Porto Palermo, teksa po punonin për riparimin e motorit të një skafi.
Të dëmtuarit janë Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu. Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes, njëri prej të dëmtuarve është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.










