Vlorë/ K*nflikt mes shitësve të biletave përfundon me pl*g*sje me th*kë në port

Një konflikt mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit, shtetasi Edmond Gorishova dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin Dhimo Thomini.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk ka ende informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo shkaqet që çuan në konflikt. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.