Zjarr i fuqishëm shkrumbon resortin në Sarandë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në aksin rrugor Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e flakëve.