Zjarr në një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona në spital

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit, 7 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Tre prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në një lokal në katin e parë të ndërtesës dhe më pas është përhapur në katin e dytë, ku ndodhet hoteli.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.