Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi.
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke ndryshuar masën “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Vendimi urdhëron lirimin e menjëhershëm të Bozos nga paraburgimi.
Aksidenti ndodhi më 25 maj 2026, rreth orës 08:00, në aksin nacional Elbasan–Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël.
Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, por në një moment dyshohet se i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të automjetit.
Përplasja rezultoi fatale për 7-vjeçarin, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim dhe në procesin gjyqësor.










