Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet pjesërisht gjatë natës, ja si do të devijohet qarkullimi

Autostrada Tiranë-Durrës do të ketë kufizime të qarkullimit gjatë dy netëve, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Gjatë natës së 14 gushtit, nga ora 23:00 deri në 05:00 të datës 15 gusht, do të bllokohen dy korsitë në drejtimin Tiranë-Durrës.

Qarkullimi drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht në të dyja drejtimet.

Ndërkohë, qarkullimi në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojë normalisht, pa pengesa.

Punimet do të vijojnë edhe gjatë natës së 15 gushtit, nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të 16 gushtit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme gjatë kalimit në këtë segment.