9 vatra zjarri aktive në Shqipëri, mbi 450 forca në terren dhe 5 mjete ajrore në operacione

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 të 12 gushtit, në territorin e Shqipërisë vijojnë të jenë aktive 9 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat e Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura. Nga ajri po operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Dajt, mbi tunelet e Qafë-Mollës, operojnë 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga dy helikopterë. Në Priskë të Madhe janë angazhuar 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

Drenie të Patosit vijon puna për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar. Operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një autoambulancë, krahas forcave të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

Krujë, në lagjen Abaze, operacioni vijon pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, zjarrfikësit janë pozicionuar pranë banesave dhe një helikopter i FA-së po ndërhyn nga ajri.

Përmet, vijon angazhimi në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Operacioni më i madh zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile, FA dhe vullnetarët. Nga ajri po operojnë dy avionë Air Tractor, ndërsa zjarrfikësit janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj flakëve.

Malin e Moravës, Devoll, vatra është izoluar dhe po monitorohet nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes thekson se prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës.