Një pushues është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një shkëmb në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë.
I plagosuri është identifikuar si 55-vjeçari Platon Bylyshi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies.
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.










