Një incident i vogël ka ndodhur të hënën me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u rrëzua nga biçikleta teksa po udhëtonte në zonën e Haniás, në Kretë.
Pas rrëzimit, Mitsotakis u paraqit për masë paraprake në urgjencën e Spitalit të Haniás, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Sipas mediave greke, kryeministri pësoi një dëmtim të lehtë në dorë, si dhe disa gërvishtje dhe dëmtime të shkaktuara nga fërkimi gjatë rënies.
Pas marrjes së ndihmës së parë, Kyriakos Mitsotakis u largua nga spitali. Përpara largimit, ai bisedoi për pak minuta me qytetarë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor.










