Përplasen “Porsche” dhe “Benz”, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor është regjistruar në Korçë, ku një automjet tip “Porsche” është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një shtetase, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tip “Porsche”. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.