Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos vijojnë të jenë në fokus të operacioneve të emergjencave, ndërsa dhjetëra forca dhe mjete janë angazhuar për kontrollin dhe izolimin e flakëve.
Në Mallakastër, ekipet kanë nisur punën për kontrollin e perimetrit të vatrës. Në terren ndodhen 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, të mbështetur nga një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë, në Drenie, Bashkia Patos, ka nisur operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit. Në këtë zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.
Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.










