Aksident në aksin Levan–Tepelenë, 4 persona dërgohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, 10 gusht 2026, në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Mollajt.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, njëri me drejtues shtetasin A.M. dhe tjetri me drejtues shtetasin F.M.

Në automjetin e drejtuar nga F.M. ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre. Të katër personat janë marrë nga ambulanca dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.