Zjarri në Koilaç të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Në Koilaç të Mallakastrës ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon edhe në terren.
Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës, i cili po mbështet forcat tokësore në përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Forcat po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.