Aksident ne Greqi/ Humbin jetën nëna dhe djali 24-vjeçar me origjine shqiptare


Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e kësaj të premteje në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomit, në rajonin e Serres. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat u përplas me një kamion, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Përplasja rezultoi fatale për dy personat që ndodheshin në automjet. Trupat e pajetë u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.