Një 40-vjeçar, i identifikuar si Euglent Lamçe, ka humbur jetën këtë të enjte në Durrës, ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.
Sipas informacionit paraprak, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.










