Përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri vijon të mbetet në nivele shumë të larta. Sipas të dhënave të përditësuara për korrikun 2026, Facebook mbetet platforma më e përdorur në vend, me 2,037,800 përdorues, ose rreth 87% të popullsisë.
Në vendin e dytë renditet Instagram, me 1,442,200 përdorues, duke forcuar pozicionin e tij si platforma kryesore për të rinjtë, krijuesit e përmbajtjes dhe bizneset që promovojnë produkte e shërbime.
Messenger numëron 1,290,300 përdorues, duke mbetur një nga aplikacionet më të përdorura për komunikim personal dhe shërbim ndaj klientit.
Ndërkohë, LinkedIn vijon të zgjerojë praninë e tij në Shqipëri, me 811,000 përdorues, duke reflektuar interesin në rritje për rrjetëzimin profesional, kërkimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e karrierës.
Statistikat tregojnë se rrjetet sociale vazhdojnë të kenë një rol kyç në jetën e përditshme të shqiptarëve, si në komunikim dhe argëtim, ashtu edhe në marketing, biznes dhe zhvillimin profesional.










