Çmimi i naftës ka pësuar një ulje të ndjeshme këtë të mërkurë në pikat e shitjes së karburanteve në Fier. Nga 214 lekë për litër që ishte një ditë më parë, nafta po tregtohet sot me 199 lekë për litër, duke shënuar një rënie prej 15 lekësh.
Sipas operatorëve të tregut, ulja lidhet me rënien e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, e ndikuar nga zhvillimet e fundit në tregjet globale të energjisë dhe situata në Lindjen e Mesme.
Rënia e çmimit pritet të lehtësojë kostot për drejtuesit e automjeteve dhe sektorët që varen nga karburantet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.










