Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri

Situata e zjarrit në zonën e Rribanit, në Bashkinë Mallakastër, është përkeqësuar, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi në sipërfaqen pyjore.

Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe shërbimeve të emergjencës nga toka.

Për shkak të përmasave të zjarrit, ka nisur ndërhyrja nga ajri, ku mjete fluturuese zjarrfikëse po operojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të ndihmuar ekipet në terren.

Forcat e angazhuara vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e zonave përreth, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.