Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me atë të Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të ndikojë negativisht në përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik e social të zonës.
Gjatë tubimit, banorët paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.










