Furgoni del nga rruga, humb jetën drejtuesi 20-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e njohur si “Pema e Thatë”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Autoritetet pritet të japin informacion zyrtar dhe detaje të tjera në vijim.