Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza forcojnë bashkëpunimin ne luften kunder dr*ges


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, në kuadër të bashkëpunimit për monitorimin ajror të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë takimit, Hita vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm mes dy institucioneve, duke theksuar se bashkëpunimi ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe është shndërruar në një model besimi e mirëkuptimi mes palëve.

Nga ana e tij, Gjeneral Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për intensifikimin e monitorimit ajror, përmes shtimit të fluturimeve dhe verifikimit të çdo koordinatë të identifikuar si zonë me rrezik për kultivimin e bimëve narkotike. Ky bashkëpunim synon forcimin e kontrollit të territorit dhe goditjen e çdo tentative për kultivimin e paligjshëm të kanabisit.